Gruaja raporton burrin për dhunë në familje

Një burrë është arrestuar mbrëmë pasi që dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas e ka larguar nga shtëpia së bashku me pesë vajzat.

Rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, rreth 01:50 se në fshatin Zborc të  Shtimës.

Tutje, thuhet se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.