Zyrtari i Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut Foto: Naser Fejza/ KALLXO.com

Gruaja raportoi se ish- bashkëshorti theu masën e urdhrit mbrojtës, i shkoi në banesë 

Një grua ka raportuar se ish- bashkëshorti i saj e ka shqetësuar pasi i kishte shkuar te banesa e saj. 

Në fakt gruaja kishte një urdhër mbrojtje nga gjykata e të cilin sipas raportit policor të datës 23.02.2024 nuk është zbatuar nga ish- bashkëshorti. 

Rasti është hapur në Mitrovicën e veriut. 

Gruaja ka raportuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20 në mbrëmje deri sa ish- bashkëshorti kishte shkaur në banesë dhe e ka shqetësuar. 

Në këtë rast nuk është raportuar për ndonjë person të arrestuar ndërsa është iniciuar vepra penale e moszbatimit të urdhëresës së gjykatës.