Foto: KALLXO.com Ilustrim

Gruaja ankohet për burrin, policia i gjen substancë narkotike të dyshuarit

Një grua është ankuar në Polici se ka pasur mosmarrëveshje me burrin e saj.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur të dyshuarin në afërsi të shtëpisë së tij së bashku me shokun e tij, të cilëve u është identifikuar në pronësi të paautorizuar substancë narkotike.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur një cigare e mbushur me substancë narkotike.

Me urdhër të prokurorit kujdestar është bastisur prona e të dyshuarit dhe gjatë kontrollimit është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej gjashtë (6) gram substancë e dyshuar narkotike.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, njëri i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër ndalohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dobërdol të Podujevës.