Foto: KALLXO.com

Grabitje në barnatore në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë para mesnatës në një barnatore në rrugën “Avdullah Tahiri”, në Gjilan.

Sipas njoftimit, punëtorja e barnatores ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës, një person i dyshuar, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës, i kishte grabitur 280 euro, dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka bërë të ditur se pas një kohe të shkurtë, njësitet policore kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin.

Pas intrvistimi, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.