Ilustrim

Grabitje me thikë në pompën e derivateve në Podujevë

Një grabitje me thikë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 02:37  brenda një pompë të derivateve në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Policia ka bërë të ditur se njëri nga punëtorët e pompës se derivateve ka raportuar se derisa ishte në vendin e punës, ka hyrë një person i maskuar më një thikë në dorë dhe ka grabituar 150 euro.

Sipas Policisë i dyshuari pas grabitjes është larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar apo të arrestuar.