Ilustrim

Grabitje me maska në Drenas

Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Zabel i Epërm të Gllogocit.

Sipas viktimës së këtij rasti, derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, tek nënkalimi në fshatin Zabel i Epërm para veturës së tij ishte ndaluar një automjet pa targa.

Viktima ka njoftuar se nga vetura kanë dalë dy persona të maskuar dhe të armatosur me armë të shkurta, të cilët nën kërcënimin e armëve, i kanë grabitur një shumë parash.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë polciore të cilat janë duke e hetuar rastin, përderisa nuk raportohet për persona të lënduar apo të arrestuar.