Ilustrim

Grabitje e armatosur në një pompe derivatesh në Shtime

Një shumë parash janë grabitur mbrëmë në një pompë derivatesh e cila gjendet në rrugën “Komandant Kumanova” në Shtime.

Dy punëtorë të pikës së derivateve kanë raportuar se persona të panjohur nën kërcënimin e armës dhe të maskuar kanë grabitur një shumë parash dhe një telefon.

Këta persona sipas punëtorëve pas kryerjes së grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur.

Në këtë rast sipas policisë nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar ndërsa rasti është duke u trajtuar ende.