Grabitje e armatosur në një kompani në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot pas mesnate në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Grabitja e armatosur ka ndodhur në një kompani.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënsja e Policisë së Kosoëvs për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën për një grabitje që ka  ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet që persona të dyshuar, të armatosur, nën kërcënimin e armës, kanë arrit që  të kryejn një grabitje në një  kompani si dhe nga ankuesi (mashkull, roje e e  objektit) të marrin portofolin (dokumente dhe para)”, ka thënë ajo.

Sipas Ahmetit, aktualisht nga hetuesit policor ka filluar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme me fokus zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.