Ilustrim

Grabitje e armatosur në magjistralen Prishtinë - Ferizaj

Një telefon të llojit Samsung dhe para në vlerë prej 70 eurove i janë grabitur një personi në magjistralen  Prishtinë-Ferizaj.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se 3 (tre) persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcenim të armës i kanë  marrë një telefon Samsung si dhe 70 (shtatëdhjetë) € para të gatshme. Të dyshuarit janë larguar këmbë në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes.