Goditi djalin e tij me mjet të fortë, arrestohet babai

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë nën dyshimin se ka sulmuar një person tjetër me mjet të fortë.

Sipas Policisë së Kosovës, personi i arrestuar është një baba që dyshohet se ka goditur me mjet të fortë në kokë djalin e tij.

Sipas policisë nuk ka pasur të lënduar.

Ndërsa me vendim të Prokurorit, i dyshuari, në këtë rast babai është dërguar në mbajtje.

Rasti dyshohet se ka ndodhur të dielën rreth orës 15:00.