Policia në Londër | Foto: City of London Police

Gjykata e Londrës dënon një shqiptar dhe një rumune për falsifikim të dokumenteve të identifikimit

Një Gjykatë në Londër të Britanisë së Madhe dënoi me 4 vjet burg një shqiptar për falsifikim të dokumenteve të identifikimit.

Siç njoftoi Policia e Londrës, Qerim Deda, 30-vjeçar nga Shqipëria dyshohet se së bashku me shtetasen nga Rumania, Alvina Timcisina, 36-vjeçare, të cilët jetonin bashkë, u akuzuan për veprat penale të blerjes dhe dhënies së dokumenteve false dhe mbajtjes me dashje të dokumenteve false.

Darren Norman, nga policia e qytetit të Londrës tha se çifti kishin marrë 20 mijë karta identiteti plastike bosh, softuerë dhe printerë të cilësisë së lartë dhe kishin lëshuar dokumente të falsifikuara.

Sipas policisë nga kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar, baza e klientëve ishin shqiptarët që jetojnë në Britani të Madhe ilegalisht.

“Ekipi i Krimeve të Rënda dhe të Organizuar ndërmori një hetim të gjatë, me mbështetjen e stafit nga e gjithë forca. Kur u arrestua në mars 2022, u gjet një kompjuter me mbi 10,000 imazhe që lidheshin me prodhimin e kartave të identitetit të falsifikuara, të cilat u përdorën në prova për të treguar shkallën e kriminalitetit të tyre. Oficerët gjetën gjithashtu kopje dixhitale të pasqyrave bankare, faturave të shërbimeve dhe fletëpagesave që u përdorën për të marrë llogari bankare, strehim dhe punësim” – thuhet në njoftimin e forcave të rendit në Londër.

I gjithë rasti u zbulua pas hetimeve të telefonave të të dënuarve nga policia.