Marko Gjuriq - Foto: REL

Gjuriq: Vuçiq sjellë vendime të mira

 

Shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën të Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë po e presin me padurim vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi kjo vizitë do të thotë siguri për ata.

“Presidenti Vuçiq do të vijë të shohë të gjithë serbët në Kosovë. Ne presim me padurim këtë dhe ne do të dëgjojmë të gjitha argumentet dhe arsyet të cilat do të sjellin vendimin më inteligjent dhe më të mirë në interes të serbëve dhe Serbisë”, ka thënë Gjuriq për RTS. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Vuçiq do të vijë në Kosovë sot në ora 14:00 përmes pikës kufitare në Bernjak, ku nga aty do të vazhdojë në Zubin Potok.