Ilustrim

Gjuajtje me armë në Prizren, një i lënduar dhe katër të arrestuar

Një person është lënduar dhe katër janë arrestuar pas një mosmarrëveshje që përfundoi me gjuajte me armë afër lagjes së Spitalit të Prizrenit.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tregoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00.

Bytyqi ka konfirmuar se një person është lënduar në këmbë ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës së zjarrit.

“Më datë 08.11.2024 rreth orës 17:10, afër lagjes së spitalit ka pas një gjuajtje me armë zjarri. Një person ka pësuar lëndime në këmbë. Të përfshirë në përleshje kanë qenë pesë persona ( dy palë), deri te gjuajtja ka ardhë pas një mosmarrveshje në mes të palëve. Një gëzhojë është gjetur në vendngjarje. Të dyshuarit janë arrestuar”- tha Bytyqi për KALLXO.com.