Ilustrim

Gjuajtje me armë në Prishtinë

Një përleshje me armë ka ndodhur para një ore në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mes tregut në “Ulpianë“ dhe ndërtesës së Postës

Një veturë është dëmtuar nga plumbat ndërsa Policia nuk ka raport për ndonjë të lënduar.

Lajmin per të shtënat me armë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Po rreth orës 21:50, tek Posta kryesore në Prishtinë ka pasur gjuajtje me armë zjarri. Policia ka dalë në vend-ngjarje, një veturë është dëmtuar, për momentin nuk kemi informata për persona të lënduar”, ka thënë Krasniqi per KALLXO.com

Sipas Krasniqit Policia po e trajton rastin.