Foto: Ilustrim

Gjuajti me armë në aheng, arrestohet një i dyshuar

Një burrë është arrestuar në Ferizaj pasi që ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu.

Policia e Kosovës njofton se të dyshuarit i është konfiskuar arma e zjarrit me një karikator.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën pas mesnate.