Foto: Facebook/Policia e Kosovës.

Gjuajte me armë në një aheng familjar, arrestohet një person

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka shtënë më armë zjarri në një aheng familjar në Gjilan.

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar një psitoletë dhe 14 gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Tutje është thënë se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 22:09, në Lagjen 8 të Gjilanit.

Sipas Policisë personi i arrestuar, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.