Foto: Policia e Kosovës

Gjobitet shoferi, voziti mbi 130 km në orë më shpejt se që ishte e lejuar (FOTO)

Policia e Kosovës ka gjobitur i cili kishte vozitur me shpejtësi deri në 257 kilometra në orë në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në Mazgit në drejtim të Veternikut.

Kjo video ishte publikuar më 28 nëntor 2021 në një faqe të maraklive të shpejtësisë.

Pra, gjoba është shqiptuar 2 muaj nga publikimi i kësaj video.

Sipas Policisë, shpejtësia e lejuar në atë pjesë të autostradës është 120 kilometra në orë.

Shoferi është dënuar me 300 euro, tri pikë negative dhe për 3 muaj ndalim të drejtimit të automjeteve.

Policia e ka shqiptuar gjobën për kundërvajtje në prezencën e shoferit.

Foto: Policia e Kosovës