Foto: Policia e Kosovës

Gjobitet shoferi që tejkaloi një kamion në vijë të plotë në rrugën Gjilan - Kamenicë

Policia e Kosovës e ka identifikuar një shofer të automjetit dhe e ka gjobitur, pasi i njëjti kishte tejkaluar në vijë të plotë një kamion në rrugën Gjilan – Kamenicë.

Identifikimi i tij është bërë pasi një qytetar ka dërguar disa fotografi në polici.

“Tejkaloi në vijë të plotë një kamion duke rrezikuar trafikun rrugor”, thuhet në gjobën e lëshuar nga policia.

Tejkalimi kishte ndodhur më 16 shkurt, më pas Policia e Kosovës ka arritur ta identifikojë shoferin dhe veturën në fjalë dhe gjoba është shqiptuar më 18 shkurt.