Gjobitet me 300 euro shoferi që tejkaloi shpejtësinë e lejuar në autostradë

Kliko këtu, bashkohu në grupin e KALLXO në Viber dhe informohu në kohë reale me lajmet kryesore gjatë ditës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shofer në rajonin e Prizrenit është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i automjetit pasi ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

Policia ka shpjeguar se këtë gjobitje shoferi e ka marrë pasi Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 191 km/h.

“I njëjti është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik” – është thënë në njoftimin e Policisë.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 191 km/h, i njëjti është gjobitur me 300€, 3 pikë negative  dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik” -është i tërë njoftimi i Policisë së Kosovës.