Tejkaloi në anën e djathtë të automjetit - I hiqet patent-shoferi për tre muaj 50-vjeçarit

Një video-incizim iu ra në duar policëve më 20.03.2024.

Në video-incizim shihej magjistralja Ferizaj-Kaçanik në afërsi të fshatit Komogllavë, kur një shofer kryen tejkalim në anën e djathtë të automjetit përpara.

Policia Rajonale e Ferizajt shoferit K.K, 50-vjeçar i ka shqiptuar gjobë 150 euro, 2 pikë negative dhe tre muaj heqje të paten-shoferit.

Apelim tek shoferët për respektimin e rregullave ka bërë Policia e Ferizajt teksa falënderon qytetarët për bashkëpunimin me Policinë.