Gjilani sot nuk mori mostrat e personave nga lista e kontakteve me COVID-19

Komuna e Gjilanit sot nuk u ka marrë mostër për testim personave të listës së kontakteve të personave të konfirmuar me COVID-19.

Kështu ka thënë për KALLXO.com nënkryetari i kësaj Komune, Arbër Ismajli.

Ai ka thënë se ky veprim ndodhi pasi një gjë e tillë u kërkua nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një e-maili zyrtar.

“Qendra Rajonale e Shëndetit Publik sot nuk ka marrë asnjë mostër të listave të kontaktit me arsyetimin se mbrëmë është dhënë një rekomandim për mosmarrjen e mostrave të personave që nuk janë me simptoma të COVID-19”, ka thënë Ismajli.

Gjithashtu, sot gjatë ditës, mediat raportuan se Ministria e Shëndetësisë ka ndaluar testimin e personave të kontaktit të të infektuarve me COVID-19.

Por, përmes një komunikate, vetë MSh-ja tha se kjo informatë nuk qëndron.

MSh: Nuk ka asnjë vendim për të ndalur testimet e rasteve të kontakteve për COVID-19

www.kallxo.com