633 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

Aktualisht 82 qytetarë të Gjilanit janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm, 64 prej tyre janë me oksigjeno-terapi, derisa 633 raste janë aktive. Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Gjilanit Arbër Ismajli, njëherësh udhëheqës i Komitetit për Menaxhimin dhe Parandalimin e Përhapjes së COVID-19 në Gjilan. Pas takimit të këtij mekanizmi, Ismajli ka apeluar të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së COVID-19.

“Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 19,109 mostra, 5,795 kanë rezultuar pozitivë, 5,036 janë shëruar, 127 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 633 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 82 persona, 64 prej të cilëve me oksigjeno-terapi dhe 245 mostra në pritje për rezultat”, thuhet në një njoftim për media të lëshuar nga Komuna e Gjilanit.