Komuna e Gjilanit apel për IKShPK-në: Mos e vononi përpunimin e rezultateve për COVID-19

Komuna e Gjilanit i është drejtuar përsëri me kërkesë Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik duke i bërë apel që të mos i vonojnë përpunimin e rezultateve të testeve COVID-19.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka shprehur shqetësim në lidhje me vonesat e rezultateve të testeve për COVID-19.

“Më lejoni ta shprehim shqetësimin tonë rreth vonesave në në përpunimin e rezultateve. Pritja e gjatë për rezultate për Komitetin e Gjilanin është e pakuptimtë. Apeloj publikisht tek IKSHP që mos t`i vonojnë rezultatet e testeve sepse njerëzit janë në vetizolim. Nuk është në rregull që qytetari të pres një javë për rezultat”, ka thënë Ismjali, thuhet në komunikatën e Komunës së Gjilanit.

Në Gjilan momentalisht janë 290 raste me COVID-19, 159 janë shëruar, 126 raste janë aktive ndërsa 5 persona kanë vdekur.