Policia e Kosovës Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Gjilan, tentoi t`i godas me veturë, policia e gjuan me armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nuk i është bindur urdhrave të policisë për ndalim dhe për t’iu shmangur ndalimit ka tentuar të godasë me veturë zyrtarët, ku njëri nga zyrtarët policor në vetëmbrojtje ka përdor armën e zjarrit.

Rasti ka ndodhur në Gjilan,  më 1 qershor 2023, rreth orës 23:00.

I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.