Ilustrim - Policia në aksion

Gjilan, sulmohen zyrtarët policorë nga tre të dyshuar

Tre persona janë arrestuar mbrëmë në Gjilan pasi kanë sulmuar zyrtarët policorë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Haqif Tetova në Gjilan, rreth orës 20:23.

Në raport thuhet që njëri zyrtar policor ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe pas tretmanit mjekësor është liruar.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes për 48 orë.