Gjilan, gjendet i vdekur një 53-vjeçar, dyshohet se ka kryer vetëvrasje

Një trup i pajetë është gjetur mesditën e sotme në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Viktima  është një 53-vjeçar, i cili dyshohet se është vetëvrarë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka bërë të ditur për KALLXO.com se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“Në orët e pasditës në fshatin Bresalc është gjetur trupi i pajetë i një personi të gjinisë mashkullore, 53-vjeçar. Vdekjen e ka konstatuar në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar, ndërsa prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion. Dyshohet për vetëvrasje. Fillimisht rasi është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, ka thënë Hashani për KALLXO.com.