Ilustrim - Policia në aksion

Transportonte barna dhe ineksione në mënyrë ilegale, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Bresalc të Gjilanit, pasi ishte duke transportuar në mënyrë ilegale barna dhe ineksione kundër trashjes së gjakut.

Policia e Kosovës ka njoftuar se barnat dyshohet të kenë ardhë nga Maqedonia e Veriut.

Malli dhe automjeti është konfiskuar nga Policia dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në rastin i cili ka ndodhur dje, dyshohet të jetë i përfshirë edhe një person tjetër.