Gjilan, arrestohet pasi godet me shishe në kokë viktimën

Një burrë në Gjilan është arrestuar pasi kishte goditur me shishe në kokë një person.

Sipas Policisë, i arrestuari ka pasur një mosmarrëveshje me viktimën dhe pas ndërhyrjes së policisë, i dyshuari kishte rezistuar dhe kishte goditur me shishe në kokë viktimën.

Pas, intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.