Foto: Ilustrim

Gjilan, aksident trafiku mes veturës dhe një motoçiklete

Policia njofton se ka ndodhur një aksident trafiku në mes një veture dhe një motoçiklete.

Sipas Policisë, si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti.

I njëjti është dërguar për tretman në Spitalin e Gjilanit.

“Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet më tutje.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Veleknicë në Gjilan.