Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Gjendet pa shenja jete një 50-vjeçar në Prizren

Një 50-vjeçar në Prizren është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 14:25.

Rastin për KALLXO.com e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka thënë se viktima është gjendur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Vlashnje në Prizren.

“Dyshohet se i njëjti ka kryer vetvrasje me pistolet e cila është gjetur pranë trupit të pa jetë. Policia me urdhër të prokurorit ka bërë egzaminim e vendit të ngjarjes dhe ka marr të gjitha provat, ndër to edhe një pistoletë me 24 fishekë”- ka thënë Bytyqi për KALLXO.com

Tutje, ai ka bërë të ditur se pas përfundimit të vendit të ngjarjes trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  në Prishtinë.