Foto: Ilustrim

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë, ndërsa Policia e Kosovës këtë rast e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.

Në vend të ngjarjes janë gjetur një gëzhojë dhe një fishekë i pa shkrepur.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Afrim Zhitia” të kryeqytetit, dje rreth orës 13:20.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.