Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur i vdekur në banesën e tij një person në Mitrovicë.

Siç bëhet e ditur në raportin policor, pasi kishte dalë ekipi përkatës e vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për Obduksion.

Rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.