Gjendet i vdekur një person në lumin e Klinës

Një person është gjetur i vdekur në lumin e qytetit të Klinës.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, trupi i pajetë është hasur nga një peshkatar i cili më pas ka lajmëruar organet.

“Në ora 13:35 përmes telefonit një peshkatar e ka njoftuar policinë për një trup të pajetë në një lum në Klinë. Në vend ngjarje kanë dal Policia, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor që ka konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për trajtim të mëtejmë”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, bëhet fjalë për një person të moshuar të gjinisë mashkullore.