Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Gjendet i vdekur një person në Drenas

Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e djeshëm në Drenas, ndwrsa Policia wshtw njoftuar nga vëllai i viktimës.

“Ankuesi ka njoftuar Policinë se rreth 2 kilometra nga shtëpia, në pyll e ka gjetur të varuar vëllain e tij”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.