
Gjendet një 50-vjeçar i vdekur në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok
23.4.2023 - 18:21
Një 50-vjeçar është gjetur i vdekur në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Zupç të Zubin Potokut, ku po kërkohej që nga dje.
Policia ka njoftuar se personi i njëjtë ishte zhdukur që nga e premtja derisa në Polici është raportuar dje në mëngjes nga familjarët e tij.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e veriut.