Gjendet i vdekur një person në Drenas, rasti po hetohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se dielën në mbrëmje një burrë është gjetur pa shenja jete në Drenas.

Viktima thuhet se është dërguar më pas në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, ku nga mjeku është konstatuar se i njëjti kishte vdekur.

Tutje është thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, ndërsa trupi i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.