Gjendet i vdekur një 47-vjeçar në shtëpinë e tij në Pejë

Një person i moshës 47-vjeç është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova thotë se policia kishte pranuar informatën për një person të shtrirë në krevat në shtëpinë e tij, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Me datë 03.12.2022, rreth orës 23:30 policia është informuar se në rrugën ” Shtjefën Gjeqovi” në Pejë, një person është i shtirë në shtëpinë e tij në krevat dhe dyshohet se është pa shenja jete. Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, gjithashtu edhe autoambulanca dhe nga mjeku kujdestar është konfirmuar se viktima mashkull 47 vjet është pa shenja jete”, ka thënë Rugova.

Rasti po cilësohet ” Hetim i Vdekjes”