Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Gjendet i vdekur në rrugë një burrë në Mitrovicë

Një burrë raportohet se është gjetur në rrugë pa shenja jete, njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vdekja e viktimës.

Rasti ka ndodhur në rrugën e UÇK-së, Mitrovicën e Jugut dje rreth orës 17:30.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti “vdekje e dyshimtë” mbetet të hetohet.