Gjendet e vdekur një 25-vjeçare në Prishtinë

Një vajzë 25-vjeçare është gjetur e vdekur në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë sot rreth orës 14:30.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje,  policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe  po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë Borovci.