Ilustrim

Gjenden dy pushkë gjuetie e 72 fishekë pa leje në një shtëpi në Gjakovë

Në fshatin Ramos të Gjakovës dyshohet se një i dyshuar ka mbajtur në pronësi armë pa leje.

Sipas Policisë, pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjuetie dhe shtatëdhjetë e dy (72) fishekë.

Në lidhje me rastin janë shoqëruar në stacion policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar.