Gjashtë të vdekur e dhjetëra të zhdukur në Gjermani si pasojë e vërshimeve që po ndodhin edhe në Belgjikë e Holandë

 

Së paku gjashtë të vdekur dhe me dhjetëra të humbur nga vërshimet që po ndodhin në perëndim të Gjermanisë.

Shumica e vërshimeve erdhën si pasoj e daljes së shtratit të lumit Ahr që derdhet në liqenin Rhine, raporton BBC.

“Ka të vdekur, të zhdukur dhe shumë të tjerë ende në rrezik. Të gjitha ekipet e shpëtimit janë në gjendje gatishmërie gjatë gjithë kohës, madje duke rrezikuar edhe jetët e tyre” ka njoftuar Malu Dreyer, shefe e Rhineland-Palatinate.

Ushtria dhe helikopterët e policisë janë vendosur në disa zona që të ndihmojnë banorët e bllokuar.

Disa shkolla janë mbyllur, përderisa transporti rrugor dhe hekurudhor është ndërprerë në perëndim të vendit.

Rreth 25 shtëpi janë në rrezik të shembjes në zonën e Schuld bei Adenau në regjionin e Eifel, në të cilën është shpallur dhe gjendja emergjente, raporton SWR.

Thuhet se disa nga shtëpitë janë të pa arritshme madje edhe nga anijet.

Katër persona kanë mbetur të vdekur në Eifel, kur shtëpitë e tyre u përmbytën në orët e hershme të së enjtes, ka njoftuar policia.

Dy zjarrfikës mbetën të vdekur gjatë një operacioni të shpëtimit në veri të Rhine-Westphalia.

Nga vërshime të njëjta është rrezikuar dhe shteti fqinj I Gjermanisë, Belgjika.

Rreth 2000 banor të qytetit të Chaudfontaine janë detyruar që të evakuojnë shtëpitë e tyre, ka thënë gazeta Le Soir.

Po ashtu, edhe në Holandë, province e Limburgut është përfshirë nga vërshime si rezultat I reshjeve të mëdha të shiut që ndodhën gjatë tërë natës.

Parashikuesit e motit kanë njoftuar se reshjet do të vazhdojnë edhe sot e nesër në një pjesë të madhe të Gjermanisë dhe Belgjikës.

Ekspertët thonë se ndryshimet klimatike pritet që të rriten me frekuenca ekstreme, por që të fajësohet vetëm ngrohja globale është e komplikuar./BBC