ILUSTRIM: Dhuna në familje, Foto: Pixabay.com

Gjashtë raste të dhunës në familje raportohen në 24 orët e fundit

Kliko këtu, bashkohu në grupin e KALLXO në Viber dhe informohu në kohë reale me lajmet kryesore gjatë ditës

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Lidhur me këto raste, janë arrestuar disa persona të dyshuar.

Në Obiliq, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë i dyshuar.

Sipas Policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, dhe më konsultim të prokurorit e njëjta është dërguar në strehimore.

“I dyshuari pas intervistimit të lirohet në procedurë të rregullt”- thuhet në raportin e Policisë.

Në Fushë Kosovë, Policia ka arrestuar një burrë të dyshuar për dhunë në familje.

I njëjti sipas Policisë, dje, la sulmuar fizikisht një grua.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”- ka njoftuar Policia.

Edhe në Novoberdë një burrë është arrestuar për dhunë në familje.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa viktima si pasojë e rastit ka pranuar tretman mjekësor.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”- ka njoftuar Policia.

Në Viti, një grua ka raportuar se një burrë në vazhdimësi i shkakton dhunë psikike.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në Viti.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt”- ka njoftuar Policia.

Dje, në Pejë është arrestuar një i dyshuar për dhunë në familje.

“I njëjti nën ndikim të substancave narkotike kishte sulmuar fizikisht dy gra”- ka njoftuar PK.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Gjakovë mbrëmë rreth orës 19:00 është arrestuar një grua.

E njëjta dyshohet se në ndikim të alkoolit, ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj një burri.

I njëjti sipas Policisë ka pranuar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit, e  dyshuara është dërguar në mbajtje”- thuhet në raportin e Policisë.