Ilustrim

Gjakovë, qytetari has në një mjet shpërthyes

Një burrë nga Gjakova ka raportuar në Policinë e Kosovës se përderisa ishte duke punuar ka vërejtur një mjet të dyshuar të pashpërthyer.

Sipas njoftimit të Policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Koshare, rreth orës 12:50.

Tutje është thënë se njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe se njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë bërë deminimin e mjetit.

Policia ka thënë se pas masave të marra nga ana tyre dhe e FSK-së gjithçka ka qenë në rregull.