Gjakovë, një grua sulmon kunatin dhe kunatën e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 31 maj, një e dyshuar e ka sulmuar kunatin e saj si dhe bashkëshorten e tij, pas një mosmarrëveshje.

“Pas një mosmarrëveshje e dyshuara femër kosovare, është përleshur fizikisht me të dyshuarin mashkull kosovar (kunatin e saj) e njëjta ka sulmuar edhe bashkëshorten e të dyshuarit të lartcekur. Palët kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftim të policisë.

Sipas komunikatës, të dyshuarit janë arrestuar, me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.