Gjakovë - E dyshuara vodhi kasafortën

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 15:00, në rrugën “Ferid Domi”, në Gjakovë.

Sipas policisë, viktima ka raportuar se e dyshuara ka vjedhur një kasafortë në të cilën kishte para dhe euro, dhe dokumente të noterit, për shitjen e një prone të tij.

Policia ka bërë të ditur se e dyshuara pasi ka vjedhur kasafortën është larguar në drejtim të panjohur.