Foto: Ilustrim

Gjakovë, disa të mitura sulmohen me thikë nga një i mitur

Disa vajza të mitura në Gjakovë kanë raportuar në Policinë e Kosovës se dyshohet të jenë sulmuar me thikë nga një djalë i mitur.

Sipas Policisë nuk ka të lënduar.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin policor.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në Gjakovë.