Ilustrim

Gjakovë, arrestohet për shitje të drogës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë, i cili dyshohet për shitje apo shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike.

Sipas njoftimit, gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit dhe objektet përcjellëse, njësitë policore kanë gjete dhe sekuestruar disa prova materiale.

“229 qese najloni me 109.35 gram substanca në formë pluhuri ngjyrë e bardhë që dyshohet të jetë narkotik e llojit kokainë të gatshme për shitje, një veturë me targa vendore, një telefon celular dhe 350 euro kesh para”, thuhet në raportin e Policisë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.