Gjakovë, arrestohet pasi dëmtoi me ekskavator katër shtylla elektrike

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë pasi që me ekskavator (bager) gjatë kohës që ishte në lëvizje ka dëmtuar katër shtylla elektrike, pronë të KEDS-it.

Me vendim të prokurorit personi është liruar.

Rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:00, në fshatin Qerim të Gjakovës.