
Ilustrim, Foto: Gerd Altmann
Gjakovë, arrestohet një person për dhunë në familje
08.10.2022 - 10:29
Policia e Kosovës njoftoi se dje gjatë ditës në Gjakovë është arrestuar një person.
I njëjti po dyshohet për dhunë në familje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka keqtrajtuar psiqikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftimin e forcave të rendit.