Ilustrim - Policia e Kosovës në aksion - Foto: KALLXO.com

Gjakovë - Arrestohen pasi nxirrnin zhavor nga shtrati i lumit

 

Tre punëtorë të një firme janë arrestuar, pasi të njëjtit kanë degraduar shtratin e lumit duke marr zhavor.

Sipas policisë të dyshuarit nuk kanë pasur dokumentacion për këtë.

Të dyshuarit janë arrestuar në fshatin Nivokaz të Gjakovës, ndërsa ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 11:15, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.